Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer cdo rekord shikueshmërie. Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku cdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizore duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet.
Vëllai i Madh do t’u japë mundësinë banorëve që të shohin Big Brother Portokalli. Por për të parë programin e mirënjohur, banorët duhet të kalojnë një sfidë. Secili prej tyre duhet të kalojë pishinën nga njëra anë në tjetrën, duke përdorur komerdaret, pa u rrëzuar në ujë.
Vetëm ata banorë që do t’ja dalin me sukses, do të kenë mundësinë të shohin imitimin e Big Brother nga aktorët e Portokallisë, pjesa tjetër e tyre do të qëndrojë në dhomën e gjumit. Efi, Luizi, Kiara, Kristi, Jori, Qetsori, Nita, Visi dhe Dea kanë qënë banorët që kanë kaluar provën me sukses dhe kane pare te pare nje emision te Portokallse.
Ky eshte nje avantazh per banoret pasi ne baze te ketij emisioni me humor mund te shohin se si i kane pare publiku veprimet e tyre dhe ne baze te kesaj edhe mund te vazhdojne me ritmin e njejte apo edhe ti nderrojne strategjine e lojes dhe menyren se si ata te sillen ne situata te caktuara.