Arjan Konomi shpërthen keq ndaj opinionistëve të BBV: Debatojnë në mënyrë vulgare, njerëz të rëndomtë dhe mediokër
Arjan Konomi ka shpërthyer keq ndaj opinionistëve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit. Ai ka publikuar një video në Instagram ku ka dhënë mendimin e tij në lidhje me komentet e dyshes në puntatën e shkuar të “Big Brother VIP Prime”.
Sipas Konomit, Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe paraqiten si njerëz të rëndomtë e mediokër, jo në nivelin e atij formati.
“Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment.
Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe nuk mund të rrija heshtur dhe pa thënë që pësova një zhgënjim dhe një shije të keqe, të hidhur prej sjelljes të opinionistëve nga spektakli i mbrëmshëm.
Nuk është se jam pro apo kundër mendimit të tyre, por qasja që ata bëjnë si opinionistë, është jo e nivelit që ka formati, jo e nivelit që kërkon ai kolltuk ku janë ulur.
Tek i dëgjoja mu duk sikur po shikoja njerëz të rëndomtë, mediokër, që diskutojnë në një lokal periferie dhe japin e marrin, thonë e stërthonë, e kthejnë e debatojnë në mënyrën më vulgare, ne një spektakël që imagjino se sa shije të hidhur që të lë”, është shprehur Arjan Konomi.
View this post on Instagram