Pas 133 ditësh qëndrimi në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është shpallur fitues i këtij edicioni, me kundërshtarin e fundit, Kristin.
Mes lotësh, Luizi shprehu falenderimet e tij për publikun dhe jo vetëm që e ndihmuan të shpallet fitues.
Një reagim për fitoren e këngëtarit e ka bërë dhe fituesi i “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs.
Në një postim në rrjetin social, Instagram, Kevin shprehet se tashmë “nxënësi është bërë mësues”.
“Nxënësi është bërë mësues.
Urime Luizit për fitoren dhe faleminderit shqiptarëve në mbarë botën për udhëtimin e jashtëzakonshëm”, shkroi Jacobs.
Luizi gjatë prime-it final, nuk u shpall vetëm fitues i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, por edhe i zemrës së Kiarës.
Çifti kurorëzoi gjatë mesnatës dashurinë e tyre në martesë.