Ashtu siç dihej prej disa ditësh, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Mirëpo ajo që u vu re ishte mungesa e familjarëve të Luizit.
Pikërisht për mungesën e këtyre të fundit i ka thënë dy fjalë motra e Olta Gixharit, Gerta.
Ajo shkruan në InstaStory se edhe nëse nuk e duan Kiarën, duhet të ishin prezent.
“Po njerzit e dhëndrit??!! Nuk di si ta gjykosh mungesën e familjarëve të Luizit në këtë celebrim!!!
Sido që të jetë edhe nëse nuk e duan Kiarën si nuse, familja duhet të ishte aty, në krah të Luizit. Sepse familja është ajo që të përmbush dhe të mbështet pa kushte edhe kur zgjedhjet mund të jenë të nxituara, të gabuara, të qëllimshme, për show etj…por nëse ky kurorëzim i çiftit do të shkojë me sukses çfarë do të kujtojnë?!
Sot Luizin e pashë të braktisur”, përfundoi Gerta.