Mes 36 konkurrentëve që kanë qenë pjesë e “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli u shpall fitues i këtij edicioni.
Pavarësisht uljes që pësonte herë pas here, çmimi i madh e kapi sërish kulmin prej 100 mijë eurove, me fitues Luizin.
Ky moment po pritej me dëshirë të madhe nga publiku, por më shumë nga shkodranët. Dhjetëra makina u mblodhën pas mesnate për të festuar fitoren e këngëtarit.