Luiz Ejlli i habiti të gjithë me një deklaratë të papritur që bëri mbrëmjen e djeshme gjatë një party ku ishte i pranishëm.
Teksa ndodhej në skenë, ai ofendoi blogeren Dea Mishel, pasi kjo e fundit e quajti “provincial” muaj më parë, gjatë qëndrimit në BBV.
Deklaratës së Luizit, Dea Mishel iu përgjigj nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ku nuk e kurseu një thumb as për partneren e tij, Kiara Titon.
Mirëpo blogerja ka bërë një tjetër postim pak më parë, ku dukshëm është një “thumb” për Luizin.
Teksa shihet mjaft tërheqëse në video, Dea i bashkangjiti këngën “Obsessed” nga Mariah Carey.
“Pse është ai kaq i fiksuar me mua“, thuhet në pjesën e këngës që Dea zgjodhi të publikonte.