Edhe Efi Dhedhes i është bashkuar së fundmi “Threads”.
E statusi i saj i parë duket se është pikant dhe jo krejt i rastësishëm. Rrjeti ka dyshime se Efi ka hedhur një kunjë për situatën e krijuar mes Luizit dhe Deas.
“Erdha dhe unë. Çfarë të them tani? Se kur flet shumë bën dhe gabime“- shkruan Efi pak pasi Dea reagoi mbi videon e Luizit.
Kjo ka bërë që ndjekësit ta lidhin reagimin e saj me këtë situatë, por mund të jetë rastësi dhe mos të lidhet me të.