Pak ditë më parë , një batutë e bërë nga moderatori Eno Popi në “Wake Up”, ka bërë që Luizi t’ja kthejë komentin në “Dancing with the stars”.
Eno tha se i ftuar special do të jetë Luiz Ejlli për të kënduar dhe e ka shoqëruar me një batutë: Do vijë gjithë fisi i gruas ta ndjeki.
Batuta duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë Luizit i cili i ftuar për të kënduar në DWTS nuk ka lënë pa ja kthyer Enos.
“Ftoj fisin e gruas tënde që të vij ta shohi”, tha ai.
Por si duket Eno Popi e kishte fjalën për Sara Hoxhen kur përmendi fisin e gruas së Luizit, pasi që në filmin ‘Në Kuadër Të Dashurisë’ Sara Hoxha është familjare e Olta Gixharit , e vetë Olta ‘gruaja’ e Luizit.
E dihet që gjatë performancës së Luizit në Dancing With The Stars ishte edhe Sara Hoxha në vallzim me Luixhinon.
E sot e ftuar në Shqipëria Live , shoqja e Kiarës e ka komentuar gjithë çfarë ndodhi pak ditë më parë , dhe vëmendjen që morrën të dy me batutat e tyre.
Ndër të tjera ajo shtoi që Luzi nuk është person që të fal apo që mund të rrijë pa ta kthyer batuten./VEQSHQIP/