Ishte apo jo, e ftuar Arbana Osmani në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’? Kjo ka qenë dilema e ditës së sotme nga ‘gjuetarët’ e showbiz, por burime ekskluzive për Iconstyle konfirmojnë se moderatorja mori pjesë në eventin e rëndësishëm të televizionit të ‘Top Channel’ e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj.
Ndryshe nga herët e tjera, ku moderatorja paraprakisht ndante me ndjekësit detaje nga pjesëmarrja, mbrëmjen e djeshme ajo papritur ‘u zhduk’ nga rrjetet sociale e të gjithë menduam se ajo nuk ishte e ftuar ose nuk kishte marrë pjesë në këtë organizim.
Por mesa duket, ka qenë vetë zgjedhja e saj që këtë herë të mos ekspozohej shumë. Në redaksinë e IconStyle, burimi gjithashtu na konfirmoi se çifti ishin veshur me kostum të zi, ku dukeshin mjaft elegantë. Madje sipas të njëjtit burim, ata ishin mes personazheve të parë që shkelën në tapetin e kuq, ku ndër të tjera kanë ndaluar për të bërë disa ‘selfie’ me fansat në Pallatin e Kongreseve.