Filmi i cili po pritej pa durim nga fansat “Në Kuadër të Dashurisë”, pati premierën mbrëmjen e kaluar, ku interesi për të ishte i jashtëzakonshëm.
Luizi Ejlli dhe Olta Gixhari janë personazhet kryesore në këtë film, ku duket se për këngëtarin interesi ka qenë shumë i madh.
Një video po qarkullon në rrjete sociale, ku shfaqen disa zonja të moshuara teksa kanë çarë kordonin e sigurisë për të bërë një foto me Luizin, i cili ua ka plotësuar këtë dëshirë.
Po ashtu ai i falenderoi fansat që ishin mbledhur për ta pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, ku iu u shpreh mirënjohës për mbështetjen, pasi i ndryshuan jetën.
“Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj. Fal mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë”– tha Luizi.