Përplasja mes Ina Kollcakut dhe Eltionit me Ilir Shaqirin, përfshiu edhe anëtarët e tjerë të jurisë.
Ina iu drejtua Ilirit se ishte duke e bazuar gjykimin e tij në hatërmbetjet personale me Eltionin e jo në performancën e saj në kërcim.
Sakaq, në këtë debat u përfshi edhe Valbona Selimllari e cila i doli krah Ilirit dhe gjykoi sjelljen e Inës.
Sipas saj, Ina po bënte një sjellje arrogante dhe pa respekt për më të rriturit, pasi nuk po i respektonte as rradhën për të folur.