• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Monday, December 22, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Kiara Tito zbulon detaje nga jeta në çift, por zgjedh të heshtë për lajmet e shtatzënisë

VeqShqip by VeqShqip
October 14, 2023
in Rozë
0
Kiara Tito zbulon detaje nga jeta në çift, por zgjedh të heshtë për lajmet e shtatzënisë
0
SHARES
650
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kiara Tito është rikthyer në ekran, ku këtë herë i është besuar moderimin i “Fun Club” të “Dancing with the Stars”. Por natyrisht, më shumë sesa vetë për programin, interesin më të madh e ka historia e saj me Luizin.

Ndaj edhe në media, ndonëse shpesh flet për projekte televizive, vëmendjen më të madhe e merr çdo detaj që ajo tregon për bashkëjetesën me Luizin. Këtë herë e ftuar në një program televiziv, ajo ka zbuluar më shumë detaje nga historia e tyre e dashurisë. Ajo tha se njerëzit duan shumë detaje për jetën e tyre private.

“Shumë persona na kërkojnë që të bëjmë ‘vlog’ për të parë se si jemi jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’. Do donim ta mbanim një kamerë gjatë gjithë kohës, por s’mundemi. Luizi është shumë i përkushtuar dhe gjëja më e rëndësishme është që më përkrah në çdo hap që unë ndërmarr. Është e rëndësishme për një çift që të përkrahim njëri-tjetrin, siç bëjmë ne të dy. Gjithçka shkon shumë mirë”, tha Kiara. Kiara thotë se diçka që e ka habitur te Luizi është durimi që ai ka me moderatoren.

“Më ka habitur, ka një durim të jashtëzakonshëm. Se në femrat dihet si jemi, vonohemi për t’u bërë gati, për të shkuar diku. Ai vjen gjithmonë me mua kur ka kohë të lirë dhe nuk më thotë asnjëherë asgjë, është për t’u habitur”. Martesa e saj me këngëtarin Luiz Ejlli ka qenë në qendër të mediave për një kohë shumë të gjatë. Prej kohësh, përflitet në rrjet për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Deri më tani, moderatorja ka zgjedhur të heshtë rreth këtij lajmi, duke e përgënjeshtruar në mënyrë indirekte.

Megjithatë, burime pranë tyre bëhet me dije se ky lajm nuk është i vërtet dhe se dyshja është e fokusuar te karriera, duke zgjedhur t’i shtyjë disi planet për një fëmijë. Edhe pse pak muaj më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një videoje “live” në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri. “Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”, u shpreh Luizi në video “live”.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, Luiz Ejlli është shprehur se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë me Kiarën. Ai madje ma shaka ka thënë që gjatë muajit të mjaltit dëshironte që të ikin dy dhe të kthehen tre(duke shpresuar për një shtatzëni të Kiarës). Por, fokusi i Kiarës tashmë është vetëm ekrani dhe emisioni i ri që ka nisur. Puntata e parë e emisionit “DWTS Fun Club” ka qenë kryefjala e së dielës. Ndër të tjerë, në studio ishte e ftuar edhe astrologia Meri Shehu, për të folur pak më tepër lidhur me çifte garuese, favorizimet astrologjike për ta dhe kombinimin me njëritjetrin. Mirëpo, nëse kthehemi pak pas në kohë, në një intervistë për “Wake Up”, Meri Shehu ka thënë për martesën e Luizit dhe Kiarës se ishte “fake” (false) astrologjikisht, për shkak të Mërkurit të kundërt. E mesa duket, Kiarës nuk i ka shpëtuar ky detaj e as rrjetit.

“Mendon se mund të godasim në shenjë, njëlloj si kemi bërë në ‘Big Brother këtë vit’”, tha Kiara drejtuar astrologes, duke i “plasur” kështu në fytyrë, plot delikatesë parashikimin e saj të dikurshëm. Nga ana tjetër, ka qenë edhe Zhaklina, me të cilën Kiara ka pasur një marrëdhënie shumë të tensionuar gjatë “Big Brother”, por këtë herë në skenë të dyja u shfaqën tërësisht të relaksuara, duke lënë pas gjithçka që kishte ndodhur. /PanoramaPlus

Previous Post

“Kur flas un, pusho”- përplasje të forta mes jurisë dhe konkurrentëve të DWTS

Next Post

Fotot nga paparaci/ Ja me kë zgjodhi ta shikonte filmin Arbana Osmani

Next Post
Fotot nga paparaci/ Ja me kë zgjodhi ta shikonte filmin Arbana Osmani

Fotot nga paparaci/ Ja me kë zgjodhi ta shikonte filmin Arbana Osmani

  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.