Vetëm pak muaj më parë, këngëtari i njohur korçar Klajdi Haruni zbuloi se ishte në pritje të një statusi të ri në jetën e tij, pasi postoi një video me partneren e tij shtatzënë.
Pak ditë më parë, Klajdi dhe Orgesa, partnerja e tij, janë bërë prindër dhe këtë lajm të bukur, këngëtari e ka ndarë sot me të gjithë miqtë virtualë.
Çifti ka mirëpritur në jetë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Hea.
Në një foto nga takimi i parë pasi vogëlushja ka përshëndetur botën, me duart e familjes së rë, Klajdi shkruan: “Bekim jete” dhe më poshtë zbulon datën e lindjes dhe emrin e veçantë të vogëlushes – Hea.