Pas pjesëmarrjes në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku ajo u shfaq pa partnerin, publiku la të kuptohej se marrëdhënia e Sara Hoxhës me Ledri Vulën është në krizë.
Dyshimet u shtuan më shumë pasi këngëtarja nuk e mbështeti as virtualisht influencuesin.
Por sot me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sara ka shtuar disi aludime për marrëdhënien me Ledrin.
“Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetën e njerëzve pa pasur një marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e shtrembëruar.
Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë.” – shkruhet në postimin e fituesit të “Dancing with the Stars”.