Ashtu si në netët e kaluara të “Dancing With The Stars Albania”, edhe mbrëmjen e sotme Olta Gixhari shkëlqeu me veshjen e saj.
Mirëpo me gjithë atë veshje, nuk kishte si mos e kapte syri i “keq”. Aktorja mban veshur një fustan të gjatë ngjyrë bezhë dhe në një moment iu hap zinxhiri.
Olta i kërkoi ndihmë Ilirit ta ndihmonte ta mbyllte, por ai refuzoi duke i thënë se ka djem të tjerë plot.
Në këtë moment iu ofrua Sardi, i cili sapo kishte mbaruar performancën dhe po priste vlerësimin e jurisë.