Nustricionistja Diola Dosti, e cila u bë edhe më e njohur për publikun shqiptar pas eksperiencës në ‘Big Brother VIP’, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku, në ‘Glamour Zone’.
Ndër të tjera, Diola ka rrëfyer për herë të parë se një person i rëndësishëm në jetën e saj e ka tradhëtuar, dhe kjo ka qenë një nga gjërat më të vështira që ka përjetuar.
Ester Bylyku: A të kanë tradhëtuar ndonjëherë?
Diola Dosti: Po, më ka ndodhur, dhe ai person kaloi limitet e mia. Ndaj përfundoi gjithçka mes nesh.
Vjehrra i bën Kiarës një surprizë nga New York-u
Ester Bylyku: Si e zbulove?
Diola Dosti: E zbulova nëpërmjet telefonit, në ditët e sotme gjithçka fshihet atje. Mëpas është telefoni ai që i nxjerr të gjitha ato që kanë ndodhur. Në momentin që dikush cënon paqen time mendore dhe emocionale, unë nuk bëj dot kompromis.
Ester Bylyku: Për personat që ndoshta do të aludonin se ky mashkull ka qëne ish-bashkëshorti yt, si do tu përgjigjeshe?
Diola Dosti: Jo, jo nuk ka qenë ai.
Në vazhdim të intervistës Diola është përballur edhe me të dashurin xheloz të moderatores Ester Bylyku. Ajo ra pre e një kamere të fshehtë, ku u detyrua të konfliktohej me ‘partnerin xheloz’ të Ester, për të mbrojtur moderatoren.