Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar dhe më simpatik të showbiz-it shqiptar. Edhe pse u bë e njohur nga marrëdhënia me Ledrin, Sara ka krijuar personazhin e saj duke mos dashur të “përfitojë” në asnjë moment nga emri i partnerit.
Të gjithë e mbani mend që vitin që lam pas Sara u shpall fituese e “Dancing with the Stars Albania”. Në çdo puntatë Ledri e shihte dhe e përkrahte nga shtëpia, së bashku me Poemën e vogël. Ai u bë pjesë e spektaklit vetëm në puntatën e fundit, në finalen e madhe. E pavarësisht kësaj, pas përfundimit të spektaklit, siç pritej, nisën thashethemet se Sara e mori çmimin për shkak të Ledrit.
Kështu, për të shmangur përsëritjen e historisë, në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Ledri e la Sarën të ishte Sara Hoxha dhe jo Sara e Ledrit.
Kaq mjaftoi që edhe një herë tjetër të qarkullonin thashetheme nga më të ndryshmet të cilat arritën deri te ndarja e mundshme e çiftit. Madje ditën e sotme, në mediat online u konfrimua diçka e tillë si një lajm ekskluziv në “Prive”, për t’u shpërndarë në kohë rekord tek gjithë të tjerat.
Duke mos pasur asnjë reagim dhe asnjë “lëvizje dyshese” nga vetë të zotët e punës, po u jepet mediave më shumë hapësirë për të folur për një ndarje të mundshme. Madje reagimet e të dyve kur janë pyetur për njëri-tjetrin i kanë shtuar dyshimet për një krisje. Ne të “News 31” e gjithë kjo situatë na kujtoi një varg të një prej këngëve të Ledrit: “Më shumë vrehet mungesa jem se prezenca jote”. Edhe pse ishte gjithë kasti në tapetin e kuq, të gjithë pyesnin ku është Ledri? Duket se çifti kanë zgjedhur të jetojnë marrëdhënien e tyre pa i dhënë “llogari” askujt se boll kanë dhënë deri tani.
Mbase teksa ne flasim e aludojmë, Ledri dhe Sara, së bashku me Poemën e vogël, jani tani të ulur në divanin e shtëpisë së tyre, duke lexuar lajmet që qarkullojnë e duke qeshur me njëri-tjetrin. E ne urojmë që kështu të jetë!
E meqë jemi tek këngët e Ledrit të tjera vargje i shkojnë kësaj situate: “Ata po dojn me na pa keq, na dukem mire edhe në ditë t’kqija. Veç a jena mire, kujt po ja nin”.