Banori i Big Brother VIP Kosova 2, Yll Dervishi, i njohur për publikun si Buci, është njëri nga konkurrentët më aktiv dhe më të komentuar brenda shtëpisë.
Së fundmi, Buci gjatë një bisede në dhomën e gjumit me Adrin dhe Shqipen, tha se kjo e fundit do të ketë diçka me Blerandon.
“Situata që unë mendoj që ka me ndodh është mes Blerandos dhe teje, jo ndoshta lidhje, por ka me pas shkelje të madhe”, është shprehur Buci.
Ndërsa Shqipja ka thënë se “nuk ka nevojë për lojëra kalamajsh”.
Ajo se çfarë i çuditi ishte mendimi i Adrit që tha se “Shqipja mundet t’a shfrytëzoj Blerandon për lojë”.