ALARM për nesër! Termometri arrinë KULMIN, ja cfarë pritet të ndodh me motin

Te Fundit

Për ditën e martë, territori shqiptar do të mbizotërohet nga situata e njëjtë atmosferike. Pritet një ndërthurje mes kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, pa pasur rrezik për reshje, teksa termometri do të shënojë rritje.

Vlerat termike maksimale për nesër do të shënojnë 39 gradë Celsius, ndërkohë që temperaturat minimale do të zbresin në 20 gradë Celsius.

Qytetet si Tirana, Berati, Shkodra, Elbasani dhe Gjirokastra do të përjetojnë temperaturat më të larta, ndërsa Korça do të mbetet zona më e freskët, me një maksimum prej 36 gradësh Celsius.

Për sa i përket erës, ajo do të fryjë nga veriperëndimi drejt juglindjes me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, duke arritur kulme deri në 14 m/s në zonat bregdetare, luginat dhe ato malore.

Lajmet e fundit