Rrebeshe shiu, stuhi të fuqishme dhe…/ Moti për ditën e sotme, ja cfarë pritet të ndodh

Te Fundit

Për këtë të mërkurë, territori shqiptar do të përballet me paqëndrueshmëri atmosferike. Në pjesën e parë të ditës qielli do të jetë i vranët, ndërsa pas mesditës pritet që kthjellimet të bëhen më prezente.

Në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të sjellin reshje shiu të dobëta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për shtrëngata kalimtare të shoqëruara nga rrufe.

Sa i përket parametrave të erës, ajo do të fryjë nga veriperëndimi dhe veriu me një shpejtësi prej 8 m/s,

ndërsa në zonat e luginave dhe përgjatë bregdetit jugperëndimor, forca e erës do të rritet deri në 17 m/s, duke sjellë një valëzim të detit me forcën 2-3 ballë, sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Lajmet e fundit