Çifti shqiptar në Greqi ishin ndarë, u bashkuan për të festuar ditëlindjen e vajzës, Bujari e qëIIoi Esmen për vd*kje me th*kë në qafë në sy të të bijës

Te Fundit

Për 16-vjeçaren e familjes Meço, dita e shënuar e ditëlindjes u shndërrua në një skenë horrori, pasi u bë dëshmitare e vrasjes së nënës nga ana e babait. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa media lokale Chronos bën me dije se Esma dhe Bujar Meço kishin kohë që ishin ndarë dhe jetonin të ndarë.

Festimi i ditëlindjes së vajzës ishte motivi që i kishte mbledhur sërish bashkë, por gjithçka përfundoi fatalisht kur 44-vjeçarja u godit për vdekje me thikë në qafë nga ish-bashkëshorti, në sy të fëmijëve. Gruaja, e cila ishte angazhuar për punë sezonale larg zonës së Rodopit, ishte kthyer posaçërisht për të qenë e pranishme në gëzimin e të bijës.

Vetë 16-vjeçarja ndodhej aty kur ndodhi krimi i tmerrshëm, duke parë nga afër momentin kur babai i saj e masakroi nënën me thikë. Pas ngjarjes, djali i çiftit tentoi t’i jepte ndihmën e parë nënës duke e çuar me shpejtësi në spital, por Esma Meço nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë, autori Bujar Meço tentoi të vetëvritej duke konsumuar benzinë, por ndodhet në spitalin "Sismanoglio" jashtë rrezikut për jetën dhe nën mbikëqyrje policore. Ndërsa autoritetet vazhdojnë mbledhjen e provave, ka dalë në dritë një histori e dhunshme e Bujar Meços, i cili ishte arrestuar më parë në vitin 2022 për kërcënime dhe dhunë ndaj viktimës.

Sipas të dhënave nga Policia Helenike, në vitin 2022, kur çifti ndodhej në Heraklion të Kretës, 44-vjeçari ishte ndaluar për shkak të akuzave për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.

Viktimat dhe autori, të dy me origjinë nga Gramshi, kishin tre fëmijë së bashku.

Lajmet e fundit