Buci dhe Santiana kanë qenë dyshja më e përfolur e shtëpisë, që nga fillimi i këtij edicioni.
Pas gjitha ngjarjeve, ata prapëseprapë kanë vazhduar të qëndrojnë afër njëri-tjetrit.
Gjatë një bisede, ata shihen shumë pranë, duke biseduar, deri sa Santiana fillon t’i shprehë disa pakënaqësi, sidomos për Albën.
“S’po më pëlqen shumë qysh po reagon Alba në lidhje me ty. Po e vërej që paravëriasht të gjithave, e shoh që ajo vjen tek ti.” – shprehet Santiana.
“Alba është shumë e re për me m’qitë hi syve, por unë e di për çka e ka. Ajo gjen mbrojtje tek ti.” – vazhdoi ajo.
“Unë e vlerësoj Albën dhe kam shumë respekt, dhe i kam thënë që kam me qenë personi që kam me e mbrojtë.” – rrëfehet Buci.
“Si ty që të kam mbrojtë. Edhe s’kam me të mbrojtë më.” – vazhdoi Buci.
“Mos më mbroj, unë s’e kam lypë asnjëherë me më mbrojtë, vetë kam hy dhe vetë do të dal.” – i kudërpërgjigjet Santiana.
Buci mendon që Santiana dëshiron t’i prishë marrëdhëniet mes atij dhe Albës, dhe pastaj pyet nëse po xhelozon Santiana.
“Unë Albën e kam shoqe, dhe ty të kam shoqe, por unë prej teje ruhem, s’e ndihem më sigurt me Albën.” – thotë Buci.
Ndërsa Santiana e nevrikosur shprehet: “Mirë që po më tregon se s’rri më me ty, rri më Albën ti.