Bora dhe Donaldi ishin në një romancë dashurie tash e sa vite pavarësisht shumë sfidave ata prapë qëndruan besnik dashurisë së tyre.
Në premierën e filmit “5 herë Jo” Donaldi propozoi për martesë Borën e që në skenë ishte edhe djali saj Arbori, shkruan “Kosovarja”.
Në një intervistë në Klan Kosova Donaldi tregoi gjerë e gjatë për jetën dhe karrierën e tij, por ai foli edhe për momentin kur Arbori erdhi në skenën e propozimit.
Aktori shprehet se “Për mu dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë qe ai ishte në skenë, do te kemi një kujtim të tre bashkë, sikur e solli zoti qe ai ishte aty në atë moment”.