Reperi i njohur Noizy sot feston ditëlindjen e tij të 38-të.
Në mesin e shumë urimeve, ditëlindjen reperit ia ka uruar edhe mikja e tij, këngëtarja Loredana.
Kjo e fundit ka postuar disa fotografi bashkë me Noizyn, ku e ka uruar dhe i ka thënë se është e bekuar që e ka pjesë të jetës.







