Ndonëse “Përputhen 2” ka kohë që ka përfunduar, Andi Artani vazhdon të mbetet një personazh mjaft i komentuar në media e në rrjet.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai është vënë përballë “Përputhen” dhe “Big Brother-it”, duke zgjedhur këtë të fundit. Ai ka thënë se nuk do t’i thoshte “jo” kësaj eksprience.
“Me Përputhen është diçka që e kam mbyllur. Kështu që kësaj rradhe kisha me thënë Big Brother nëse e kishim si eksperiencë”, është shprehur Andi.