Për një kohë të gjatë në mediat rozë kanë qarkulluar lajmet për marrëdhënien e Fjolla Morinës dhe partnerit të saj, Fisnik Syla.
Këto të fundit kishin të bënin me të kaluarën e biznesmenit, ku thuhej se këngëtarja e ndau me ish-bashkëshorten.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Syla ka mohuar të gjitha spekulimet e bëra në rrjet.
“Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota janë vetëm fjalë të kota”, është shprehur ai.
“Ata bile nxorën edhe dy fëmijët e mi në foto, nëpër faqe të ndryshme. Do të vije koha kur këta gazetarë jo-profesionistë do të ndiqen penalisht për këto vepra të padrejta’-ka thënë më biznesmeni.
Në fund të deklaratës, Fisniku tregoi se tashmë është shumë i lumtur me jetën e tij, teksa ai dhe Fjolla shumë shpejt do të martohen.