Olta Gixhari është një nga aktoret dhe personazhet më të komentuar në mediat rozë.
Qysh nga dalja nga “Big Brother Vip”, aktorja ka qenë super e angazhuar me projekte të tjera, që sërish lidhen me ekranin.
Mirëpo pavarësisht angazhimeve, ajo nuk lë pas dore dhe ndjekësit në rrjete sociale.
Në një bashkëbisedim të fundit me ta, dikush e ka pyetur aktoren nëse ka ndonjë pishman në jetë, ndërsa ajo u përgjigj:
“Unë nuk bëhem pishman për asgjë. Pishmani është për njërëzit e dobët”– tha ajo, duke i lënë të nënkuptohet që është një grua dhe nënë e fortë pasi i merr gjërat me sportivitet.