Të shtunën është mbajtur finalja e Big Brother VIP Albania, ku fitues doli Luiz Ejlli.
Ky triumf i tij erdhi pas 133 dite qëndrim në shtëpinë e Big-ut.
Ky show televiziv në Shqipëri ka filluar me 24 dhjetor të vitit të kaluar, tre javë pas fillimit të Big Brother Vip Kosova që e kishe finalen me 17 mars.
Moderator i kësaj të fundit, Alaudin Hamiti në natën finale të BBVA-së në rrjetin e tij social ka postuar një “instastory”, e cila nga një pjesë e publikut është komentuar si “thumb” për produksionin e Big Brother-it në Shqipëri.
“Copy paste…”, ka shkruar ndër tjera, Alaudin Hamiti në natën finale të BBVA.
Megjithatë, nuk dihet, nëse ky postim i moderatorit ka të bëjë saktësisht me ndonjë akuzë drejtuar produksionit./Insajderi