Alban Ramosaj me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale ka njoftuar se do të jetë pjesë e serialit të famshëm “Game of Thrones”, një nga më të ndjekurit në histori.
Këngëtari i ka shfaqur edhe më parë aftësitë e tij në aktrim te #Love #Likes #Tirana, mesa duket ka vendosur të gjejë një ‘gënjeshtër’ të besueshme sot, me rastin e 1 Prill-it, të paktën kështu mendojnë disa nga ndjekësit e tij.
Por ka dhe nga ata që iuë shtë bërë shumë qejfi dhe po e urojnë. Ende nuk dihet nëse është një shaka e aktorit apo është i vërtetë lajmi.
“I emocionuar të njoftoj se jam marrë zyrtarisht për të luajtur në serialin e ardhshëm GameOfThrones – shkruan Ramosaj.
Kujtojmë se Albani pasi fitoi “Këngë Magjike” me këngën që u bë hit “Thikat e Mia” ishte edhe një nga favoritët kryesorë për të fituar Festvalin e Fundvitit me këngën e shumë pëlqyer “Theje”.
Edhe pse këtë herë doli i dyti, këngëtari ka thënë se nuk do heq dorë nga ëndrra e tij dhe një ditë do përfaqësojë Shqiëprinë në Eurovizion.