Gjithçka ka ndodhur për një mace që u fut në kuadrin e lojës që po zhvillon Vëllai i Madh ditën e sotme brenda shtëpisë.
Vëllai i Madh ka lajmëruar banorët që sot do ndodhin gjëra të çuditëshme brenda në shtëpi por banorët nuk duhet të reagojnë.
Ai informoi banorët se përgjatë ditës do të futen disa personazhe, por se konkurrentët nuk duhet të reagojnë. Arritja me sukses e kësaj prove do bënte që çmimit final do i shtohej 10 mijë euro.
Kur u fut macja Amos u prek. Gjestin e përplasjes së derës në fytyrën e Nitës e justifikoi duke thënë se ajo (macja) kur shikon shumë njerëz traumatizohet.
Nita u bë keq, ajo tha se kjo sjellje nuk është normale për një lojë. Olta e mbrojti Amosin duke thënë se ai po qante. Komentet e ndjekësve ishin të shumta dhe gati njëzëri nuk e justifikonin këtë veprim të Amosit….macen para njeriut!
Vëllai i madh i ka vënë banorët me provën e mosreagimit. Ata nuk duhet të reagojnë para situatave që do shfaqen në shtëpi, por banorët nuk e kanë marrë provën aspak seriozisht. Me të hyrë Ilir Shaqiri disa prej banorëve kanë shkuar ta takojnë duke thyer rregullin.