Siç në fakt kishte bërë me dije edhe më parë, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera, do t’i japin fund beqarisë këtë vjeshtë, pas 4 vitesh lidhje.
“Kryefjala.com” bën me dije se në 1 tetor çifti do të kurorëzojë historinë e dashurisë në një dasmë që kanë planifikuar ta bëjnë në një ambient larg Tiranës dhe afër Elbasanit.
Po ashtu mësohet se në dasmën e ish-opinionistit të Big Brother dhe partnered së tij do të këndojnë artistët Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni dhe Bruno, Valbona Mema e Gena, pra një koncert i vërtetë.
Detaje të tjera nga dasma pritet të mësohen në ditët në vazhdim, teksa kujtojmë se Arbëri dhe Vlera kanë zgjedhur të jetojnë prej disa kohësh në Tiranë, siç ai ka bërë me dije, edhe pse ajo është nga Kosova.