Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në Prishtinë. Ajo është arrestuar në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Paparaci ka kontaktuar me avokatin e këngëtares Fjolla Morinës, Fanol Krasnqi i cili ka thënë se “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor”.
Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Morina ishte shpallur në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.
Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.
Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj.
Bashkë me Morinën ishte arrestuar edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja ishte martuar gjatë kohës kur po kërkohej nga INTERPOL-i.