Raporti i Armaldo Kllogjerit dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” ka pasur ulje dhe ngritje, por asnjëherë nuk kanë munguar momentet gazmore.
Fillimisht ata kanë pasur një marrëdhënie mjaft të mirë, por herë pas here këngëtari e ngacmon tenorin dhe ky i fundit më pas ‘shpërthen’.
Edhe pse Luizi e ngacmon që ta bëjë sa më aktiv që publiku ta pëlqejë sa më shumë, Maestro herë pas here ofendohet dhe reagon ashpër.
Madje në një debat të fundit, Armaldo i tha që mos t’i flasë më fare.Por sigurisht nuk ka ndodhur ashtu, pasi Ejlli u sqarua me të dhe i tha se asnjëherë nuk e ngacmon që ta ofendojë.
E jo vetëm kaq, pasi ditën e sotme Luizi i ka dhënë një puthje Maestros, që as me Kiara Titon nuk ka bërë ashtu. Maestro ishte i ulur në divan kur këngëtari i shkon nga pas dhe e puth në faqe.
Ndërkohë sot pritet që të tjerë banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë më të madhe në Shqipëri, duke ndryshuar kështu dinamikat e lojës. Emrat e përfolur janë gazetari Bledi Mane, Kejsi vajza e Sabianit dhe një aktor humori.