Duket si një marrëdhënie e paparashikueshme ajo mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, që shkon nga ekstremi i të mos folurit me njëri-tjetrin, tek batutat, ngacmimet e deri tek lotët.
Së fundmi, sapo na konfuzuan sërish dhe këtë herë ishte Luizi që bëri një deklaratë të papritur.
Në diskutimet e mbrëmjes së djeshme, këngëtari i tha Armaldos dhe Arianës se nuk ka më dëshirë për të pasur kontakt me Kiarën.
“Unë me të? S’ka shanse më. Ne s’do flasim kurrë më, për sa kohë jemi në këtë shtëpi. As sytë nuk ia shoh më”, u shpreh Luizi.
E gjitha erdhi pas kërkesës së Kiarës, ku i kërkonte artistit t’i lejë hapësira për të mos e penguar në lidhje me banorët e tjerë të shtëpisë.