Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbremë në qytetin e Duseldorfit në Gjermani.
Siç njofton “RP Online”, autobusi i përket kompanisë “Barileva Turist”.
Sipas njoftimit të mediave gjermane, ai është përplasur me një tramvaj.
“Tramvaji doli nga shinat dhe shoferi i autobusit është plagosur lehtë”, ka konfirmuar Policia, për aksidentin, teksa nuk raportohet për të lënduar.