Vazhdojnë “zënkat” mes Vivienit dhe Getinjos, dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Vivien dhe Getinjo kanë filluar një lidhje aty brenda shtëpisë, por gjatë dy ditëve të kaluara ata kanë pasur disa diskutime.
Gjithsesi, mbrëmë pas Prime-t, ata sërish janë parë të përqafuar dhe kur po mendohej se gjithqka u rregullua ata serish filluan te ‘fjalosen’, përcjell Klankosova.
Dyshja si duket nuk po gjen qetesi pasi sot gjate dites ata sërish janë thumbuar me fjalë me njëri-tjetrin.
“Avullohu, qarkullo. Apo dëshiron të përzësh nga krevati. Se filluan edhe të të mbronin dje”, i është drejtuar Vivien, Getinjos.