Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si duket nuk kanë të mbaruar. Kristi dhe Bledi që prej fillimit kanë pasur debate të një pas njëshme e duke shprehur mos pëlqimin ndaj njëri-tjetrit.
Pas spektaklit, provokatori Mane ka ndezur gjakrat me Aliajn pasi vuri në dyshim arsimimin e Kristit dhe kjo gjë e acaroi këtë të fundit.
Ai i tha Bledit që të jetë hera e fundit që përmend gjërat që ai bën jashtë shtëpisë, ndërsa e cilësoi këtë të fundit si rrugaç dhe llafazan.
Bledi u shpreh së atij nuk ia mohon njeri të drejtën e dyshimit dhe se sa herë të ketë dyshime do e thotë mendimin e tij.