Prej javësh po përballet me akuza të rënda, një prej të cilave është abuzimi me një të mitur, Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, vazhdon jetën normalisht. Madje ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Gjoni”, në të cilën i këndon faljes së gjakut dhe fenomenit të hasmërive farefisnore që kanë ekzistuar ndër vite në shoqërinë shqiptare.
Dhe një nga mbështetëset e tij më të mëdha është bashkëshortja, Elita Rudi. Moderatorja rishpërndau në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një pjesë të këngës, duke treguar emocionet që kishte ndjerë në çdo notë të saj. “Çdo herë që e kam dëgjuar e pa këtë spot përpara publikimit, më kanë shoqëruar edhe lotët. Një super projekt nga Gjiko. Për një realiteti të hidhur të Kosovës”, ka shkruar ajo në InstaStory.
Gjiko po përballet me një moment të vështirë në jetën e tij. Një vajzë e panjohur për publikun e ka akuzuar reperin se e ka mashtuar dhe ka kryer marrëdhënie me të nën ndikimin e lëndëve narkotike kur ajo ishte vetëm 16-vjeç.