Big Brother Vip bëri gjithë shqiptarët për vete në sezonin e tij të parë që u fitua nga balerini Ilir Shaqiri.Një spektakël që zgjati plot 4 muaj, duke mbajtur të mbërthyer shqiptarët pas ekranit.
Tani, Big Brother Vip po “ripërjetohet” nëpërmes një shfaqje teatrale në Teatrin Migjeni në Shkodër. Kjo komedi ka rithyer në skenë Estradën e Shkodrës dhe ka ngjallur shumë entuziazëm te publiku.
Premiera e kësaj shfaqje do të vihet në skenë në Teatrin Migjeni, me regji të Ismet Drishtit. Me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe një grup prej 8 aktorësh të rinj, estrada e Shkodrës është frymëzuar për të vazhduar performancat.
Për regjisorin dhe aktorët, suksesi i kësaj komedie ishte shpërblimi më i mirë pas shumë ditësh punë të përkushtuar. Për të paktën 5 ditët në vijim, biletat janë të gjitha të shitura, ndërsa vijon të ketë kërkesa nga publiku shkodran.
Përsa i përket Big Brortherit real, ai pritet të rikthehet në ekran në fund të dhëjtorit të këtij viti ose në fillim të janarit të vitit të ardhshëm, në sezonin e tij të dytë.
Sezoni i parë vendosi një rekord shikueshmërie dhe sigurisht fitime të mëdha për Top Channel, gjë që ndikoi në shtyrjen për 1 muaj, pasi fillimisht ishte programuar vetëm për 100 ditë.