Antonela Berisha ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në spektaklin “Zemër Luana” nën drejtimin e moderimin e Luana Vjollcës.
E vendosur në një sfidë përballë bashkëpunëtorit të saj, Sabian, secili duhet t’u përgjigjej pyetjeve që u ishin bërë përndryshe do të merrnin një dënim.
Pyetja për Berishën ishte: “Antonela ti dhe Beatrix tanimë jeni shoqe të ngushta, ama dihet që shoqet ndajnë shumë sekrete, e kemi fjalën për çunat. Ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë si është gjendja sentimentale të të dyjave! Na thuaj jeni single apo në një lidhje?”
Pa ngurruar, Antonela zbuloi se është në një njohje, ndërsa shoqja e saj këngëtarja Beatrix Ramosaj është beqare, “single”, për momentin.