Pjesmarrja e Monika Lubonjes gjate mbremjes se sotme ne “Dance Albania” krijoi mjaft zhurme ne skene.
Pervecse na dhuroi nje kercim sensual me Melisa Lleshin, aktorja beri nje performance te shkurter edhe me Ilir Shaqirin, marredhenia e te cileve ka qene kryeteme e mediave online pas daljes nga BB VIP.
Thumbat dhe ngacmimet mes tyre neper rrjetet sociale nuk kane qene te pakta, mirepo mbremjen e sotme ata filluan te shkembenin batuta me njeri tjetrin.
Kujtojme se gjate kohes qe ishin pjese e formatit, fraza “nje dore ne bakllava, tjetra ne kadaif” e ka ndjekur Moniken per nje kohe te gjate.
Kjo per shkak se aktorja komentohej shume per relatat me Ilirin dhe Donaldin, duke mos e ‘ndare mendjen’ cilen ane mbante, nderkohe qe ne shtepi ishin krijuar ‘dy grupe’.
Ndaj, ne shenje ngacmimi ndaj Ilirit ajo kishte sjelle ne studio bakllava dhe kadaif.
Monikes iu sollen gjithashtu ne kujtese kercimet me Donaldin gjate sezoneve te shkuara ne “Dance with me”, ku u pyet nga moderatorja Alketa Vejsiu se si ka qene Donaldi si partner gjate eksperiences se saj.
“Absolutisht ka qene partner shume i mire, por ti e di qe une 4 muaj kerceva me te, po do kercej tani me maestron”- u shpreh Monika drejtuar Ilirit.