Beniada Nishani u bë shumë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen e saj në Big Brother Albania. Ajo u kthye në një nga personazhët më të dashur në këtë reality show, duke arritur deri në finale falë çiltërisë së saj.
Mirëpo, që prej daljes së saj nga Big Brother, Beniadën e kemi parë shumë aktive në rrjete sociale por edhe në televizion.
Së fundmi, ajo ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë ndjekësit e saj. Beniada së shpejti do të vijë në rolin e moderatores dhe do të prezantojë një emision me fëmijë.
Përmes një video në rrjete sociale, ajo zbulon se do të jetë pjesë e dy projekteve këtë sezon të ri televiziv, ku një prej tyre do të moderohet nga ajo dhe do të quhet ‘Të lumshin duart’.
“Do t’ju jap një lajm shumë të bukur. Këtë sezon do të jem pjesë e dy programeve. Njëri prej tyre do të jetë programi im.
Ai do të jetë një program me fëmijë nga mosha 3 deri në 8 vjeç. Programi do të quhet “Të lumshin duart”, zbulon për ndjekësit e saj Beniada Nishani.