• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Monday, January 12, 2026
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

Biznesmeni shqiptaro-amerikani Jim Xhema dhuron gjysmë milioni dollarë për institutin e Bob Dole

by
October 28, 2020
in Uncategorized
0
Biznesmeni shqiptaro-amerikani Jim Xhema dhuron gjysmë milioni dollarë për institutin e Bob Dole
0
SHARES
241
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni shqiptaro-amerikan nga Greenwich, Connecticut, ka vlerësuar punën diplomatike të senatorit Bob Dole për Kosovën, por edhe miqësinë e tij me të. Për këtë ai ka dhuruar gjysmë milioni dollarë për institutin e tij, “The Dole Institute of Politics”.

“Lidhja politike e krijuar më shumë se 30 vjet më parë mes veprimtarit shqiptaro-amerikan Jim Xhema dhe Senatorit nga Kansasi, Bob Dole u kthye në një miqësi të ngushtë personale që do të vazhdojë deri në fund të jetës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Universiteti i Kansasit, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, thuhet se kjo miqësi e lindur nga një fëmijëri e ngjashme dhe respektit reciprok frymëzoi këtë dhuratë prej 500,000 dollarësh për institutin e krijuar nga Senatori.

Ky kontribut u bë në kuadrin e nderimeve të tjera si zbulimi i një statuje dhe një pllake në Prishtinë, me rastin e 30 vjetorit të vizitës së parë të Senatorin Dole në Kosovë, së bashku me gjashtë kolegë të tij.

Jim Xhema u takua për herë të parë me Dole, në vitin 1987, kur ai ishte kryetar i shumicës në Senatin Amerikan. Dole ishte një nga udhëheqësit e parë politikë amerikanë që sollën Kosovën në vëmendjen e opinionit publik në SHBA dhe në botë.

“Ai ndihmoi që të hidhej dritë mbi qëndresën historike të popullit shqiptar kundër shtypjes mizore të qeverisë serbe në vitet 1980-1990. Këto ishin vite të rënda në të cilët shqiptarët jetuan nën kërcënimin e ligjit marcial. Mirëpo në fund liria triumfoi”.

Gjatë një ceremonie të mbajtur në Prishtinë për nder të Senatorit Dole, Jim Xhema u kujtoi të pranishmëve se që të dy miqtë ndonëse vinin nga dy botë të ndryshme, kishin pasur në fakt, një fëmijëri të ngjashme. Ishin rritur në ferma bujqësore e mbrujtur me tradita të ngjashme morale e familjare.

I strukturuar si Fondi i Mundësisë “Jim Xhema” (Jim Xhema Opportunity Fund) ky kontribut financiar do të ndihmojë Institutin e “Robert J. Dole Institute of Politics” në Universitetin e Kansasit për të mbajtur programe e veprimtari të ndryshme publike e studimore.

Previous Post

Rusia dorëzon vaksinën anti-COVID në OBSH

Next Post

Pesë vjet pas nënshkrimit të MSA-së, Kosova ende larg zbatimit të saj

Next Post
Pesë vjet pas nënshkrimit të MSA-së, Kosova ende larg zbatimit të saj

Pesë vjet pas nënshkrimit të MSA-së, Kosova ende larg zbatimit të saj

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Djali virgjër”- Ish-banori i BBVA ironizon Mirin dhe produksionin: Donin ti shisnin shqiptarëve… (Foto)

“Djali virgjër”- Ish-banori i BBVA ironizon Mirin dhe produksionin: Donin ti shisnin shqiptarëve… (Foto)

January 11, 2026
Sara Gjordeni komenton banorët e Big Brother VIP 5

Sara Gjordeni komenton banorët e Big Brother VIP 5

January 11, 2026
Greta e pëson keq pasi ndikoi në raportin Selin-Miri

Greta e pëson keq pasi ndikoi në raportin Selin-Miri

January 11, 2026
Epike! Ilir Vrenozin e zë gjumi gjatë prime-t të “Big Brother Vip” (VIDEO)

Epike! Ilir Vrenozin e zë gjumi gjatë prime-t të “Big Brother Vip” (VIDEO)

January 11, 2026
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.