Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi ishte sot në ballinat e rubrikave të showbizit rreth një lajmi se është ndarë nga lidhja e re.
Ndonëse nuk e bëri asnjëherë publike të dashurën e re, Blero ka konfirmuar se është ndarë përfundimisht nga ajo.
“Unë jam single, yes. Po jam ndarë, tre milionë për qind”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Këngëtari së fundmi me një “Instastory” thumboi dikë e që fansat aluduan se fjalët e thëna janë për të dashurën misterioze.
Ai gjithashtu nuk e ndjek në instagram vajzën në fjalë.