Kënga e fundit e Semi Jaupaj “Mos u kthe” e punuar mjeshtërisht nga Yll Limani, rezultoi një sukses i vërtetë. E publikuar rreth 2 muaj më parë, sot numëron gati 13 milionë klikime në Youtube.
Kjo këngë tregonte historinë e dashurisë së Donaldit dhe Bora Zemanit dhe mesazhi ishte i qartë që s’ka më kthim pas, shko tek ajo tjetra për të cilën më le.
Së fundmi, Semi Jaupaj dhe Ylli Limani kanë bërë disa komente në rrjete sociale, me anë të të cilave kanë lënë të kuptohet se ata po vijnë më një bashkëpunim.
Ylli ka publikuar në rrjetet sociale një video me këngën e tij të re dhe në sy ka rënë komenti i Semit. “Boll bre, mshele gojën”, i ka komentuar ajo. Ndërkohë Ylli i është përgjigjur “Kush e ka gati këngën e re kush?”.
Kaq ka mjaftuar për të kuptuar që dyshja në fjalë do sjellë shumë shpejt një tjetër këngë, që ende nuk dihet nëse do jetë bashkëpunim mes tyre apo thjesht e punuar nga Yll Limani.
Nëse para se të hynte në BBV, Semi sillte shumë rrallë këngë të reja, ndërsa tani duket se do jetë shumë aktive duke sjellë vazhdimisht projekte të reja muzikore.