Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Bora Zemani tha dje mes shumë të tjerash që ka pasur falje nga ana e Donaldit, por deri tani nuk ka asgjë mes tyre dhe ato që përfliten në media s’janë të vërteta.
Bora shkruante dje se asnjë nga zërat nuk është i vërtetë dhe se ata nuk po sjellin as këngë, nuk janë ftuar në emisione dhe as nuk janë takuar në shtëpitë e njëri-tjetrit.
Por pranonte se Donaldi i ka kërkuar falje ndonëse shtonte se ‘për momentin’ nuk ka asgjë, duke lënë të kuptohet se gjërat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Gjithsesi, Donaldi s’ka ndërmend të ndalet nga përpjekjet e tij për të rifituar moderatoren. Aktori ka qenë në një koncert në Gjakovë mbrëmjen e djeshme me Romeo Veshajn dhe Elgit Dodën ku mes të tjerash ka kënduar edhe këngën “Ku je” të Elgitit. Kjo këngë është pjesë e triologjisë së dy çunave që janë shkruar nga Donaldi.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale Donaldi pyet të pranishmit se për kë është kënga dhe të gjithë njëzëri thonë: “Bora” teksa më pas ai i kërkon t’i bëjnë tag.
Duket se aktori po tenton ‘t’ia marrë kalanë nga brenda’ prezantuese përmes fansave që duan rikthimin e tyre, por ashtu sic e tha dhe vetë ajo deri tani nuk ka asgjë.