Dukej sikur tregu televiziv mes dy ekraneve të mëdhenj kishte si prezantuese kryesore Arbana Osmanin nga TCH dhe Alketa Vejsiun nga Tv Klan por ka pothuajse një vit që kudo dëgjohet dhe lexohet vetëm emri Bora Zemani. Bora këtu ka qenë mes nesh por asnjëherë nuk ka tërhequr këtë vëmendje të madhe as nga Përputhja ku roli i saj është i minimizuar mes shume konkurentëve agresivë që janë aty për famë dhe asgjë tjetër. Emri i Borës bëri të rrijë në hije njê produksion si ai i BB VIP duke e përdorur atë si temë në shumë puntata.
Emisionet e Borës kanë qenë tejet modeste, duke mos u vënë aspak re madje edhe në periudhën kur punonte ne Digitalb e Supersport ajo ishte një nga bukuroshet e këtij televizioni, duke mos u evidentuar nga koleget si Ilda Bejleri, Vilma Masha, Lei Kraja, etj.
Bora Zemani u evidentua disi krah Ardit Gjebreas në Kënga Magjike si dhe filloi të përflitej për historinë e dashurisë (jo për programin që drejtonin të dy) me Donald Veshaj.
Sot Bora Zemani kërkon katër mije euro për një postim në instagramin e saj dhe kjo shifer besojmë se dikush e paguan përndryshe duket pak delirim ekonomik po tê mendosh se dhjetë mije euro kushton postimi tek Belen Rodriguez.
Takimi me Donaldin ne BB VIP ishte nje moment kulminant qe e konfirmoi edhe postimi i Lori Hoxhes me nje kafe vetem per Boren. Bora kaloi vetem nje here nga BB VIP ndoshta per zgjdhejen e saj ndoshta se Arbana e kuptoi famen qe po i jepte, por kaq i mjaftoi.
Kështu dalë nga dalë karriera e Bora Zemanit filloi të rritej por vëmendja ishte aty tek jeta private. Sa më “hermetike” e mbante Bora aq më e madhe bëhej kureshtja e njerëzve. Ndarjet dhe pajtimet me partnerin e saj Donald Veshaj do të bëheshin publike kur të dy për herë të parë do të ndanin momente romantike në sy të të gjithë shqiptarëve… dhe kur vjen puna për dallavere shqiptarët nuk të falin, të ndjekin këmba-këmbës në Instagram për të kapur dhe detajin e thërrimeve të bukës së thekur që mund të kesh mbi tavolinë.
Kaq mjaftoi që shpërthimi i Borës të ishte edhe më i madh në rrjetet sociale ku ndjekësit e kaluan milionin, të hapeshin të profile pafund fansash për moderatoren bukuroshe dhe t’i qante hallin gjithë Shqipëria se si i dashuri e “tradhëtoi” me një tjetër bombë femër si Beatrix Ramosaj. Jehona e Borës do të vazhdonte dhe me përfundimin e Big Brother ku vazhdon të jetë moderatorja më e përfolur e momentit, duke i parakaluar koleget e Topit ( se për tv-të e tjera s’po flasim më mirë)…
Edhe në programin e Donaldit Bora nuk ishte e pranishme fizikisht se shpirtërisht dhe moralisht ishte mes Donaldit, Lorit dhe Ledionit. Thuhet se në shtator ajo do të jetë prezantuese e programit më të ri që pritet të nisë në Top-Channel “Dancing with the Stars” dhe ku i dihet ndoshta më vonë edhe e Big Brother Vip. Sepse sic duken gjasat Bora nuk ka ndërmend të shkrijë… Të paktën jo për disa kohë…