Po vazhdon meçi i madh në mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev.
Bokseri britanik ka bërë dy herë “knock=down”të jashtëzakonshëm në raundin e 3-të, shkruan GazetaBlic.
Dy boksierët kanë diferencë në moshë, pasi Joshua është 31 vjeç, ndërsa Pulev ka 39. Britaniku ka zhvilluar deri më tani 24 meçe, ku ka 23 fitore dhe një humbje, ndërsa 21 prej tyre i ka mbyllur me nokaut.
Në anën tjetër bullgari ka 29 meçe të zhvilluara, prej tyre 28 fitore dhe një humbje. Ai 14 meçe i ka mbyllur me nokaut.






