Luiz Ejlli është banori me i komentuar ne edicionin e sivjetem te “Big Brother Albania Vip”.
Ai është kthyer në fenomen dhe arsyeja kryesore pse shqiptarët po e shohin gjithë entuziazëm spektaklin.
Në mediat rozë e rrjetet sociale Luiz Ejlli është kryetema. Luizi bëri për vete të gjithë shqiptarët të cilët përkrahjen e madhe nga fillimi e treguan edhe përmes përcjelljes së llogarisë së Luizit në Instagram e cila nga 176 followers sa kishte më 24 dhjetor në ditën kur filloi spektakli për një kohë të shkurtër arriti në me shumë se 600 mijë folloëers, shkruan InfoKosova.
Në llogari filluan të bëhen ndryshime të shumta në intervale të shkurta kohore, ndërsa familjarët dhe mikja e tij të cilët mirmbanin llogarinë së pari njoftuan se llogaria po tentohet të hakohet nga persona të panjohur.
Llogarisë ju ndërrua emri nga Luiz Ejlli në emrin e motrës së tij Ina Ejlli dhe u fshinë të gjitha postimet që kishin lidhje me Luizin.
Por tani llogaria me më shumë së 600 mijë folloëers nuk ekziston fare në Instagram dhe pas bujës që ka bërë debati mes familjes Ejlli dhe Top Chanel për pronsinë e kësaj llogarie, fansat janë të interesuar ta din se cfare në të vërtet ka ndodhur me llogarinë e Luizit.
InfoKosova ka kontaktuar me shoqen e Luizit, Jurgena Tusha e cila ka mirmbajtur llogarine e Ejllit në Instagram. Ajo tha se Instagrami i vjetër i Luizit është mbyllur përfundimisht dhe se tani është hapur një Instagram tjetër zyrtar i konkurrentit.
Ndryshe, mbremjen e djeshme Luizi shkoi automatikisht ne finalen e madhe si banori i pare finalist pas një përballje kokë me kokë me Dea Mishel Hoxha.
Po mbreme u zgjedh edhe finalistja e fytë, Efi Dhedhes do te garojë për cmimin e madh në finale bashkë me Luizin ndërsa shtëpin e lanë Kiara dhe Bledi.