Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka pasur debate të shumta dhe me tona të forta gjatë mbrëmjes së djeshme. Në një debat janë përfshirë Tea Trifoni dhe Efi Dhedhes.
Kjo e fundit i thotë Teas se “nuk është mirë” dhe Trifoni i përgjigjet: “Ka kohë që ta ka thënë Luizi”.
Tea: Po ça thua o Ef, ça thua. Sapo i thashë atij se kam një parandjenjë, i thashë po bëja shaka, ti më thua mua ‘ma di vlerën, s’ma di vlerën’.
Efi: Unë dëgjova Oltën
Tea: Pastaj ça lidhje ka vlera jote? A varet vlera jote nga pëlqyeshmëria që ke ti në publik
Efi: Vlerën për pëlqyeshmërinë po them, s’po them unë sa vlen
Tea: Atë nuk e parashikojmë dot fare ne
Efi: Në sytë e tu moj. Ça ke mi? Të erdhi zëri
Tea: Ç’është ky reagim që pate ti për një gjë që i thashë unë dikujt tjetër
Efi: Nuk dhashë asnjë reagim. Unë t’u ktheva si njeri, ti po bërtet
Tea: Jo, unë nuk mendoj se m’u ktheve si njeri
Efi: Po ik o vlla se ti nuk je mirë, ta kam thënë unë se nuk je mirë, varet si ta jep rradakja
Tea: Ka kohë që ka thënë Luizi që nuk jam mirë.